Xheneta hedh dyshime: Nuk besoj se janë përjashtuar Rezarti dhe Besforti, janë në izolim
Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka janë përjashtuar të premten nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë. Ky vendim erdhi pas sjelljeve të dy banorëve në Big Brother VIP Kosova 3. Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë. […]
Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka janë përjashtuar të premten nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë.
Ky vendim erdhi pas sjelljeve të dy banorëve në Big Brother VIP Kosova 3. Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë. Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e spektaklit.
Ndërkohë, konkurrentët kanë akoma dyshime se të njëjtit mund të mos jenë larguar, por vetëm se ndodhen në izolim.
Ka qenë banorja Xheneta Fetahu e cila thotë se nuk beson në përjashtimin e tyre, pasi ka pasur raste edhe në edicionet e mëparshme ku janë izoluar vetëm, e më pas janë rikthyer në shtëpi.
“Unë mendoj që ata të dy nuk janë përjashtuar, janë në izolim. Unë i kam dëgjuar duke qeshur. Edhe në Big Brother tjerë ka ardhur zarfi i zi, kanë hy në izolim dhe kanë hy sërish”, u shpreh ajo.
Tutje pati një kundërshtim nga Sara Kolami që theksoi se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pasi u diskutua për ta dhe veprimet që bënë gjerësisht.
“Thjesht ky është mendimi im”, shtoi mes tjerash Fetahu.