Xhensila Myrtezaj kërkon lirimin e Noizyt duke bërë thirrje nga koncerti
Artisti i njohur, Rigels Rajku dhe DJ i tij, Crax, janë ende në pritje të ekstradimit të tyre drejt Kosovës. Kjo për shkak të sherrit të ndodhur në Pejë me personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin. Shumë artistë i kanë dalë në mbrojtje kolegut, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit. Foto: Screenshot/TikTok Një […]
Artisti i njohur, Rigels Rajku dhe DJ i tij, Crax, janë ende në pritje të ekstradimit të tyre drejt Kosovës.
Kjo për shkak të sherrit të ndodhur në Pejë me personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin.
Shumë artistë i kanë dalë në mbrojtje kolegut, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe Xhensila Myrtezaj, e cila ka vendosur që ta shpreh në një formë tjetër.
Në një koncert të mbajtur në Lezhë, këngëtarja i bëri thirrje audiencën me frazën: “Të jetë i lirë Noizy”.
Ajo më pas interpretoi projektin e tyre të përbashkët, ku brohoriti i gjithë publiku.
Në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin është edhe reperi tjetër, Stresi. /Telegrafi/