Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku: Marrëdhënia u bë toksike, e dëmshme për fëmijët! Kur e kuptova që martesa mori fund
Xhensila Myrtezaj foli sot për herë të parë për ndarjen nga ish bashkëshorti i saj Bes Kallaku. Këngëtarja tha në emisionin e Arbana Osmanit se ajo dhe Besi kishin një kohë të gjatë që po kalonin një periudhë krize në çift. Xhensila tha se kur kuptoi që marrëdhënia u bë toksike dhe e dëmshme për […] The post Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku: Marrëdhënia u bë toksike, e dëmshme për fëmijët! Kur e kuptova që martesa mori fund appeared first on InfoShqip.com.
Xhensila Myrtezaj foli sot për herë të parë për ndarjen nga ish bashkëshorti i saj Bes Kallaku.
Këngëtarja tha në emisionin e Arbana Osmanit se ajo dhe Besi kishin një kohë të gjatë që po kalonin një periudhë krize në çift.
Xhensila tha se kur kuptoi që marrëdhënia u bë toksike dhe e dëmshme për atë dhe fëmijët, ajo vendosi që të divorcohej.
Xhensila Myrtezaj: Ka disa vite që jemi përpjekur që të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos përfunduar dhe kjo është një ndër arsyet që e kemi përgënjeshtruar spekulimet. Nuk e kishim marrë ende si vendim. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. E vërteta e atij momenti ishte se ne nuk e kishim ndare akoma a duhet të ishim bashkë. Mendoj se në çdo lloj marrëdhënie shoqërore, apo intime ose familjaret, kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi e humbet peshën e rëndësie që ka, në marrëdhënie mbizotërojnë debatet, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua dhe fëmijët. Dhe në këtë rast dhe për të, prandaj duhej një ndryshim, një vendim duhet të ishte marrë në çdo çast edhe unë mora vendimin tim.
Kur e kuptove që martesa juaj kishte marrë fund?
Xhensila: Në çift duhet bashkëpunim, do objektiva dhe përgjegjësi dhe kërkohet nga të dy partnerët. Kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë edhe për tjetrën. Çdo ditë që kalonte kuptoja se po thyhej edhe më shumë, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë.
The post Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku: Marrëdhënia u bë toksike, e dëmshme për fëmijët! Kur e kuptova që martesa mori fund appeared first on InfoShqip.com.