Zemërthyer, Egli ka këto fjalë pasi Gjesti humbi vëllain

Egli Tako ka reaguar e prekur nga lajmi i rëndë për humbjen e vëllait të Gjestit. Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj, duke thënë se zemra i dhemb dhe se do të donte të mos lexonte kurrë një lajm të tillë. “Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta […]

shtator 26, 2025 - 20:31
 0
Zemërthyer, Egli ka këto fjalë pasi Gjesti humbi vëllain

Egli Tako ka reaguar e prekur nga lajmi i rëndë për humbjen e vëllait të Gjestit.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj, duke thënë se zemra i dhemb dhe se do të donte të mos lexonte kurrë një lajm të tillë.

“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Eglit i është bashkuar dhjetëra mesazheve të tjera ngushëlluese nga figura të njohura të showbizit, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Kelmendi dhe vetë artistit Gjesti.