Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Vota për PS është për Shqipërinë, për kënetën është kthim prapë në gropën e kuak kuak kuak

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Teksa u pyet për zgjedhjet Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt për partitë e tjera do të jetë kthim pas në […]

Mars 4, 2025 - 12:00
 0  3
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Vota për PS është për Shqipërinë, për kënetën është kthim prapë në gropën e kuak kuak kuak

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Teksa u pyet për zgjedhjet Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt për partitë e tjera do të jetë kthim pas në kënetë.

‘Është shumë zgjedhje e qartë zgjedhja e kësaj here dhe në 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërin për tu anëtarsuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’i bjerë në qafë shumë keq’, tha ai.