Zgjedhjet në rajonin e Prizrenit, Bytyqi: Brenda 24 orëve, përveç një ankese në Dragash nuk pati incidente tjera

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi , ka bërë të ditur se deri më tani procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur vetëm një ankesë nga një qytetar, i cili ka raportuar për disa persona që, sipas tij, kanë tentuar të ndikojnë

tetor 12, 2025 - 15:00
 0
Zgjedhjet në rajonin e Prizrenit, Bytyqi: Brenda 24 orëve, përveç një ankese në Dragash nuk pati incidente tjera
Zgjedhjet në rajonin e Prizrenit, Bytyqi: Brenda 24 orëve, përveç një ankese në Dragash nuk pati incidente tjera

Zgjedhjet në rajonin e Prizrenit, Bytyqi: Brenda 24 orëve, përveç një ankese në Dragash nuk pati incidente tjera

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se deri më tani procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur vetëm një ankesë nga një qytetar, i cili ka raportuar për disa persona që, sipas tij, kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhje. Pas hetimeve, Policia ka konstatuar se rasti nuk përmbante elemente të veprës penale.

Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për zgjedhjet lokale 2025. Në këtë plan janë përfshirë qindra policë në të gjithë rajonin tonë. Që në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar operacionin me shpërndarjen e policëve në pika të ndryshme. Gjithashtu, kemi edhe patrulla mobile që herë pas here mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident me rëndësi,” deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se mbrëmë, në orët e hershme, është raportuar një rast në Dragash, ku një person është ankuar se disa persona kanë tentuar të ndikojnë në mënyrë të kundërligjshme në procesin zgjedhor.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar personat e përfshirë. Pas hetimeve është konstatuar se nuk kishte elemente të veprës penale, dhe me urdhër të prokurorit, nuk është hapur rast hetimor,” theksoi Bytyqi.