Zgjidhen 49 gjyqtarë të rinj
Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur 49 gjyqtarë të rinj në mbarë vendin. Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Manastir u The post Zgjidhen 49 gjyqtarë të rinj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur 49 gjyqtarë të rinj në mbarë vendin.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Manastir u zgjodhën Marija Filipovska – Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska – Llazanovski.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli u zgjodhën Iva Conevska-Vangelova dhe Marta Spasovska.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Gostivar janë zgjedhur Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi-Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku.
Në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Strugë dhe Veles, u zgjodhën: Natashka Atanasovska, Kostadinka Krstevska – Petrova, Urim Jusufi, Ivan Stojanov, Daniella Mlladenovska – Mitovska, Marina Misheva, Jasna Partaloska dhe Milla Cillakova.
Gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Kumanovë ishin Natalie Kolev – Bojkoviq, Behar Ameti, Arefat Veseli dhe Armend Mehmeti.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Ohër u zgjodhën Elena Balevska dhe Ilsen Salieska Patiloska ndërsa në Gjykatën Themelore Prilep – Filip Pashoski, Hari Karaxhoski, Petar Karaguleski dhe Jane Jakovoski.
Në Strumicë u zgjodhën Marija Manevska dhe Gordana Maçukova.
Në Tetovë u zgjodhën Arlinda Osmani, Emira Asani, Borçe Kostovski dhe Admire Ademi.
Në Shtip u zgjodhën Marija Mihova dhe Dejana Dejanovska.
Këshilli Gjyqësor për gjyqtarë të Gjykatës Themelore Civile – Shkup zgjodhi Maja Boshkovska, Martina Kocevska – Rolevska, Sanja Angjeleska, Irina Neftenova – Peshevska, Valmira Axhirexha dhe Lira Bojko.
Për gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale – Shkup janë zgjedhur Sanja Lazova – Stojanova, Tereza Lazovska, Elizabeta Postolovska, Maja Kotevska, Biljana Shuplinovska – Jovevski dhe Sanida Jashar.
Me 10 vota për gjykatësi Xhemali Saiti u zgjodh ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Supreme. Ai do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Supremes, pasi për dy ditë i përfundon mandati kryetares aktuale Besa Ademi.
Kryetari i Këshillit gjyqësor Kambovski tha se pret që sa më shpejt të zgjidhet kryetari i përhershëm i Gjykatës Supreme.
“Prandaj është emëruar U.D. sepse mandati i kryetarit aktual të Gjykatës Supreme skadon të mërkurën (a prisni së shpejti të zgjidhet kryetari?) Pra, natyrisht, vetëm ato dy gjëra mbeten – testi i integritetit dhe testi psikologjik. Kështu që do të ishte në seancën e radhës, kështu që të mos paragjykoj tani”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Ndonëse sipas ligjit nuk është e nevojshme t’i nënshtrohet testit të integritetit, kjo ka qenë praktikë në zgjedhjen e kryetarëve të mëparshëm të Gjykatës Supreme.
Këtë herë për kryetar të Gjykatës Supreme garojnë dy kandidatë: kryetarja aktuale Besa Ademi dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Afrim Fidani.
Sipas ligjit për gjykatës, kreu i Gjykatës Supreme mund të jetë gjykatës me të paktën gjashtë vjet përvojë gjyqësore të pandërprerë në gjykatë të nivelit të njëjtë ose më të lartë.
The post Zgjidhen 49 gjyqtarë të rinj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .