Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e trafikut të kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj shoferëve të autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara. Në njoftim thuhet se qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme

shtator 19, 2025 - 10:00
 0
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e trafikut të kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj shoferëve të autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.

Në njoftim thuhet se qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.