Zhernovski zyrtarisht i shkarkuar nga posti i ambasadorit në Rumani
Zhernovski ka bërë të ditur se pa asnjë njoftim paraprak ka mësuar se është tërhequr nga pozita e tij si ambasador pas publikimit të vendimit në “Gazetën Zyrtare”. – Ende nuk i kalojnë tri raundet dhe disfatën në Qendër. Nga një njoftim në “Gazetën Zyrtare” mësova se jam tërhequr nga detyra si ambasador i vendit […]

Zhernovski ka bërë të ditur se pa asnjë njoftim paraprak ka mësuar se është tërhequr nga pozita e tij si ambasador pas publikimit të vendimit në “Gazetën Zyrtare”.
– Ende nuk i kalojnë tri raundet dhe disfatën në Qendër. Nga një njoftim në “Gazetën Zyrtare” mësova se jam tërhequr nga detyra si ambasador i vendit tonë në Rumani, pa asnjë informacion paraprak, gjë që është në kundërshtim me procedurat bazë të parashikuara në Kushtetutë dhe Ligj. Tragjikomike! Pas 192 ditësh pasi u ktheva në vend për “konsultime”, gjatë të cilave u shkel brutalisht Ligji për Punët e Jashtme, mësova për këtë vendim krejtësisht jozyrtarisht. Me sa duket, arsyetimi partiak është edhe një herë më i fortë se ligjet dhe diplomacia, ka bërë të ditur Zhernovski në profilin e tij në Facebook.
Dekreti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova për tërheqjen e Zhernovskit është i datës 14 shkurt të këtij viti.
Zhernovski u paraqit si kandidat për ambasador të ri në Rumani para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në nëntor 2023 dhe zyrtarisht i dorëzoi letrat kredenciale në mars 2024.