Ziadin Sela: Në këto zgjedhje duhet të ja tregojmë vendin Mickoskit
Një nga figurat e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Ziadin Sela, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal, duke e cilësuar fitoren në këtë komunë si fitore me dimension kombëtar. The post Ziadin Sela: Në këto zgjedhje duhet të ja tregojmë vendin Mickoskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një nga figurat e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Ziadin Sela, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal, duke e cilësuar fitoren në këtë komunë si fitore me dimension kombëtar.
“Në këto zgjedhje duhet t’ia tregojmë vendin Mickoskit, të dëshmojmë se jemi të zot të shtëpive tona,” – u shpreh Sela.
Ai i bëri apel qytetarëve të mos i humbin emocionet në politikë, duke theksuar se ato janë energjia që mban gjallë idealin e sakrificave të brezave të mëparshëm.
“Mos i humbni kurrë emocionet në politikë, sepse janë emocionet ato të cilat na mbajnë në linjën e dashurisë që duhet të kemi për pragun e shtëpisë. Janë emocionet ato që na kujtojnë çdo ditë sakrificën e burrave dhe grave para nesh, që kanë qenë të shumta nga ky popull. Janë emocionet ato që na mbajnë udhën e dëshmorëve të lirisë dhe idealin e tyre të vitit 2001,” – tha Sela.
Ai theksoi se fitorja e AKI-së në Haraçinë është e sigurt, por kërkoi pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve në votim.
“Fitorja këtu në Haraçinë, besomëni, ka rëndësinë e një dimensioni kombëtar. Dhe unë s’kam pikën e dilemës që ne do ta arrijmë të fitojmë. Por duam që të ketë sa më shumë shqiptarë që do votojnë për Arbenin dhe Skenderin, për të dhënë mesazhin e qartë se ne jemi të zot në shtëpitë tona dhe nuk lejojmë që të huajt të na zgjedhin përfaqësuesit tanë,” – u shpreh ai.
Sela rikujtoi edhe zhvillimet e vitit të kaluar, kur sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi disa përfaqësues shqiptarë që i shërbenin politikave të tij.
“Do të ishte mesazhi më i mirë i asaj që ndodhi para një viti e ca, kur Mickoski zgjodhi ca njerëz që do i shërbenin politikave të tij,” – përfundoi Sela.
The post Ziadin Sela: Në këto zgjedhje duhet të ja tregojmë vendin Mickoskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
