Arben Zeqiri sqaron një detaj nga konventa e AKI-it, të cilin mediat pranë VLEN-it e ekzagjeruan

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, Arben Zeqiri, ka reaguar pas disa raportimeve në media pranë VLEN-it, të cilat nënvizuan hapësirën e zbrazët në sallën ku u The post Arben Zeqiri sqaron një detaj nga konventa e AKI-it, të cilin mediat pranë VLEN-it e ekzagjeruan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 29, 2025 - 13:30
 0
Arben Zeqiri sqaron një detaj nga konventa e AKI-it, të cilin mediat pranë VLEN-it e ekzagjeruan

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, Arben Zeqiri, ka reaguar pas disa raportimeve në media pranë VLEN-it, të cilat nënvizuan hapësirën e zbrazët në sallën ku u mbajt Konventa e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).

Në një postim të tij, Zeqiri sqaroi se bëhet fjalë për ulëset e palosura me qëllim të lirimit të hapësirës për qytetarët që kishin mbushur sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Ulëset që tentuan t’i keqpërdorin ata që sonte u tmerruan nga Konventa jonë, ishin të larguara dhe paluara që ta lirojmë sallën për njerëz. Për dallim nga ju që porositni ulëse për të mbushur hapësirën në mungesë të njerëzve”, ka deklaruar Zeqiri.

Ai shtoi se interpretimi i mediave proqeveritare ishte një përpjekje e dështuar për ta zvogëluar madhështinë e konventës.

“Në realitet, ulëset ishin shmangur që populli të mund të vendoset në podiumin e sallës ‘Boris Trajkovski’, ku dhe u mbajt konventa e Aleancës Kombëtare për Integrim”, theksoi Zeqiri. Flaka

The post Arben Zeqiri sqaron një detaj nga konventa e AKI-it, të cilin mediat pranë VLEN-it e ekzagjeruan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .