“Zihen” për Taravarin, BDI: Mickovski nuk e dizanjon dot përfaqësimin politik të shqiptarëve!
Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve The post “Zihen” për Taravarin, BDI: Mickovski nuk e dizanjon dot përfaqësimin politik të shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve të fundit politike.
“Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.
Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar pas zgjedhjeve, ku lëvizjet e partive shqiptare janë duke u përcjellë me vëmendje, dhe solli menjëherë reagimin e BDI-së së Ali Ahmetit.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim për përpjekjet e vazhdueshme të Hristijan Mickoskit për të imponuar veten si tutor i skenës politike shqiptare.
“Deklarata e tij e fundit – ku publikisht sugjeron se me kë duhet të koalicionojë Arben Taravari – është një përpjekje e rrezikshme dhe e papranueshme për të rikonfiguruar vullnetin politik të votuesve shqiptarë. Kjo është një vijë e kuqe që nuk është kapërcyer kurrë më parë – dhe që nuk do të lejohet të kapërcehet as tani. Askush, e veçanërisht Hristijan Mickoski – një politikan që e ka ndërtuar karrierën mbi urrejtjen, përjashtimin dhe nacionalizmin – nuk ka as legjitimitet moral dhe as politik për të dizajnuar përfaqësimin politik të shqiptarëve”, thonë nga BDI.
Këto veprime, sipas BDI-së, nuk janë vetëm fyese për pjekurinë politike të shqiptarëve – ato janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës së tij si kryeministër.
“Ai tashmë e ka humbur kredibilitetin për të qenë një zgjidhje afatgjate në një shtet multietnik. Historia nuk do ta kujtojë si burrë shteti, por si një individ që u përpoq përkohësisht të uzurponte pushtetin përmes nacionalizmit, por që dështoi – sepse “softueri” i tij politik nuk është i përputhshëm me “harduerin” multietnik të këtij shteti. Përfaqësimi politik shqiptar buron vetëm nga vullneti i qytetarëve shqiptarë – në mënyrë autentike, dinjitoze dhe të lirë. Ai nuk është objekt pazari, dizajni apo inxhinierie politike nga politikanë që mbulojnë paaftësinë e tyre me urrejtje dhe që frikësohen nga multietniciteti në vend se ta pranojnë atë si vlerë. Mickoski nuk është dhe nuk do të jetë kurrë tutor i përfaqësimit politik të shqiptarëve”, thonë nga BDI.
Sakaq, duke komentuar paralajmërimet e Ahmetit se mund të dalë në rrugë të protestojë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje liderit të BDI-së që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë nga e ardhmja. Mickoski e këshilloi Ahmetin që fillimisht të hedhë një sy drejt milionerëve që e rrethojnë dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, e më pas të përpiqet të ristrukturojë partinë e tij, në vend që të kërcënojë.
“Për fat të keq, duket se zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të bënte një dallim të madh material midis të kaluarës dhe njerëzve të të kaluarës dhe të tashmes, në të cilën ai është në opozitë, dhe rreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë. Mendoj se nëse është i mençur, siç e paraqet veten, do të nxjerrë mësim dhe në vend që të kërcënohet, do të bëjë reforma strukturore, programore dhe kadrovike në partinë e tij. Dhe me fytyra të reja, me një program të ri, do të dalë para qytetarëve të Maqedonisë për të kërkuar besimin e tyre”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Ahmeti njoftoi se BDI-ja mund të organizojë protesta masive për mbështetjen dhe lirimin e Kreshnik Bekteshit, i cili ndodhet në paraburgim si pjesë e hetimit për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 62 persona.
Kjo nuk është hera e parë që Ahmeti kërcënon me protesta në rrugë. Kërcënimet lëshoi edhe verën e kaluar, kur me arsyetimin se qeveria është e paligjshme, ai paralajmëroi se do të shprehte revoltën e tij në rrugë.
The post “Zihen” për Taravarin, BDI: Mickovski nuk e dizanjon dot përfaqësimin politik të shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .