Zvicër, është arrestuar udhëheqësi i një grupi mafioz me prejardhje nga RMV
Një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në aeroportin e Gjenevës dhe më pas e kanë ekstraduar në Austri. Personi, sipas një urdhër-arresti të BE kërkohet nga viti 2022, shkruan blick.ch, transmeton Portalb.mk. Sipas medias, ai ka ndryshuar emrin dhe me siguri ka shpresuar që policia zvicerane të mos e kapë. Më 29 janar, […]


Një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në aeroportin e Gjenevës dhe më pas e kanë ekstraduar në Austri. Personi, sipas një urdhër-arresti të BE kërkohet nga viti 2022, shkruan blick.ch, transmeton Portalb.mk.
Sipas medias, ai ka ndryshuar emrin dhe me siguri ka shpresuar që policia zvicerane të mos e kapë. Më 29 janar, ai megjithatë u arrestua në aeroportin e Gjenevës.
“Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut (30), i cili po udhëtonte nga Prishtina. Ai besohet të jetë kreu i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën. Prokuroria publike në Linz të Austrisë e akuzon personin se, ndër të tjera, qëndron pas kontrabandës së katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë kristal. Kjo është arsyeja pse 30-vjeçari është në kërkim me një urdhër-arresti të BE-së që nga viti 2022”, shkruan media zvicerane, duke cituar burime policore.