Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në pranim ka marrë pjesë edhe The post Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 26, 2024 - 02:00
 0  3
Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në pranim ka marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska si dhe kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi bashkë me deputetët që përfaqësojnë këtë subjekt politik në Parlament.

“Së bashku presidenten Gordana Siljanovska Davkova, me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me shumë miq, funskionarë e veprimtarë të tjerë, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky moment i veçantë na ofroi mundësinë të festojmë unitetin dhe pavarësinë e kombit shqiptar, si dhe marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, i shpreha ambasadorit urimet më të sinqerta për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar kudo”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

“Ishte privilegj të ishim sot në ceremoninë që ambasada e Shqipërisë kishte organizuar me rastin e 28 Nëntorit Shqiptar. Një ambasador si Denion Mejdani e nderon Shqipërinë që për ne është kaq e rëndësishme! Faleminderit Shkëlqesia Juaj! Gëzuar Shqiptarë!” ka shkruar kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen madhështore që kishte organizuar ambsadori i Shqipërisë për nderë të festës së 28 Nëntorit.
Mexhiti thotë se 28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë dhe shqiptarët të jenë gjithmonë krenar dhe të bashkuar, prërcjell TS.

“Sonte, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e ambasadorit Denion Meidani, organizoi një pritje madhështore që përmblodhi shpirtin e krenarisë dhe bashkimit kombëtar. Në prani të figurave të shquara nga politika, diplomacia dhe shoqëria, kjo ngjarje dëshmoi vlerat dhe traditat tona të çmuara.
28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë. Gëzuar këtë festë të shenjtë të gjithë shqiptarëve! Të mbetemi gjithmonë krenarë dhe të bashkuar!” ka shkruar Mexhiti

The post Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .