12 aksidente me motorë në 24 orët e fundit, njëri i intubuar në QKUK
12 aksidente trafiku me motor janë shënuar në Kosovë vetëm gjatë 24 orët e fundit. Njëri nga ta është në gjendje kritike, i intubuar në Qendren Emergjente të QKUK-së. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla. “Aksidente të shumta me motor i kam trajtuar gjatë 24 orëve sa kam […]
12 aksidente trafiku me motor janë shënuar në Kosovë vetëm gjatë 24 orët e fundit.
Njëri nga ta është në gjendje kritike, i intubuar në Qendren Emergjente të QKUK-së.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Aksidente të shumta me motor i kam trajtuar gjatë 24 orëve sa kam qenë kujdestar. 12 raste i kam pasur. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë i intubuar dhe po e trajtojmë në Qendren Emergjente”, tha Syla.
“Rastet të tjera kanë thyerje të këmbëve, duarve etj”, tha ai.
Syla pati edhe një thirrje për pjesëmarrësit në trafik.
“Ju lutem të keni kujdes gjatë ngasjes. Rastet e aksidenteve janë alarmante”, theksoi Syla.