1570 bursa për nxënësit në arsimin dual
Me masa konkrete dhe ide të qarta, Qeveria po investon fuqishëm në përmirësimin e procesit arsimor, me fokus të veçantë në arsimin profesional dhe atë dual. Përmes Ministrisë së Arsimit The post 1570 bursa për nxënësit në arsimin dual appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Me masa konkrete dhe ide të qarta, Qeveria po investon fuqishëm në përmirësimin e procesit arsimor, me fokus të veçantë në arsimin profesional dhe atë dual. Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2025/2026 do të ndahen 1570 bursa për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale në shkollat e mesme profesionale – numri më i madh i bursave i ndarë ndonjëherë për këtë profil arsimor.
Një nga shtyllat kryesore të këtij investimi është bashkëpunimi me sektorin privat. Mbi 550 kompani do të përfshihen këtë vit në trajnimin praktik të nxënësve, duke garantuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes arsimit dhe tregut të punës.
Kjo nismë do të krijojë mundësi reale punësimi për të rinjtë pas përfundimit të shkollës së mesme, kryesisht në kompanitë ku kanë ndjekur praktikën, por gjithashtu u jep atyre mundësinë të vazhdojnë arsimin e lartë në universitetet vendase.
“Prioriteti ynë është të rrisim punësimin e të rinjve dhe të krijojmë kuadro të kualifikuar, me aftësi dhe kompetenca që u nevojiten kompanive. Në këtë mënyrë, do të mundësojmë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e vet,” thuhet në qëndrimin e Qeverisë.
Investimi në arsim vlerësohet si investim në të ardhmen dhe perspektivën e zhvillimit të Maqedonisë. Fokusi mbetet te reformat për një sistem arsimor më cilësor dhe më të lidhur me realitetin ekonomik të vendit.
“Shteti është në rrugën e ndryshimeve. Vazhdojmë me përkushtim dhe përgjegjësi.”
The post 1570 bursa për nxënësit në arsimin dual appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
