Pritjes dhe kureshtjes i erdhi fundi, më në fund mësohet se kur do ta lind Dafina Zeqiri bebushin e saj
Rubrika e njohur “Na kanë thënë që”, pjesë e emisionit “Prive” në Klan Kosova, ka sjellë sërish për publikun lajme ekskluzive dhe të shumëpritura nga bota e shoëbizit shqiptar. Burime të afërta me redaksinë kanë bërë të ditur se në prapaskenat e jetës private të disa prej emrave më të njohur të skenës, po ndodhin […]


Rubrika e njohur “Na kanë thënë që”, pjesë e emisionit “Prive” në Klan Kosova, ka sjellë sërish për publikun lajme ekskluzive dhe të shumëpritura nga bota e shoëbizit shqiptar.
Burime të afërta me redaksinë kanë bërë të ditur se në prapaskenat e jetës private të disa prej emrave më të njohur të skenës, po ndodhin zhvillime të reja që kanë zgjuar kuriozitetin e fansave dhe publikun e gjerë.
Sipas informacioneve që ka arritur të sigurojë ekipi i “Prive”, Sara Hoxha, një figurë e njohur në media dhe rrjete sociale, si dhe partnerja e producentit të njohur Ledion Liço dhe nënën e djalit të tyre London Noor, thuhet se është në një lidhje të re dashurie.
Lajmi që po qarkullon është se ajo ka nisur një romancë me biznesmenin shqiptar, Erik Fullani. Erik Fullani është një emër jo i panjohur për publikun shqiptar – djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ai njihet për profilin e tij diskret, por të fuqishëm në qarqet e biznesit në Shqipëri dhe më gjerë.
Burime të afërta me çiftin e ri flasin për një lidhje që duket se është në fazat e para, por që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe dukshëm serioze.
Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar ose mohuar zërat, sinjalet në rrjetet sociale, takimet e shpeshta dhe ndjekja reciproke, kanë qenë të mjaftueshme që fansat të hedhin hipoteza dhe mediat rozë të thellojnë më shumë në këtë histori.
Nga ana tjetër, një tjetër lajm i gëzueshëm vjen nga këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri. Artistja, e cila prej vitesh është ndër zërat më të dashur dhe më të ndjekur në skenën muzikore shqiptare, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Sipas burimeve të emisionit “Prive”, Dafina është në javët e fundit të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj në fund të muajit qershor ose në fillim të korrikut.
Kujtojmë se Dafina ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, por në muajt e fundit, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video ku shihet e lumtur dhe rrezatuese, duke konfirmuar në heshtje pritjen e ëmbël.
Fëmija do të jetë fryti i dashurisë së saj me partnerin e saj aktual, për të cilin gjithashtu është folur në mënyrë diskrete në media, pa shumë ekspozim publik.
Fansat e këngëtares janë shprehur të emocionuar dhe mezi presin të dëgjojnë lajme të reja nga artistja, ndërsa shumë prej tyre kanë dërguar urime dhe komente pozitive në rrjetet sociale, duke e përgëzuar për këtë moment të bukur të jetës së saj.
Kështu, me këto zhvillime të reja – një dashuri e re që nis për Sarën dhe një jetë e re që vjen në rrugë për Dafinën – vera e këtij viti duket se do të jetë e mbushur me emocione, dashuri dhe ndryshime të mëdha në botën e shoëbizit shqiptar./ORAinfo/
