245, 808 fletë votimi për diasporën

Për emigrantët që kanë fituar të drejtën e votës në 11 Maj do të prodhohen rreth 245 mijë fletë votimi. Prodhimi i tyre do të bëhet nga një kompani sllovene dhe do të dërgohen në 85 shtete. Përgjegjëse për prodhimin e fletëve votimit të emigrantëve, njëjtë si për votuesit në Shqipëri, do të jetë kompania […]

Mars 24, 2025 - 22:00
 0  5
245, 808 fletë votimi për diasporën

Për emigrantët që kanë fituar të drejtën e votës në 11 Maj do të prodhohen rreth 245 mijë fletë votimi. Prodhimi i tyre do të bëhet nga një kompani sllovene dhe do të dërgohen në 85 shtete.

Përgjegjëse për prodhimin e fletëve votimit të emigrantëve, njëjtë si për votuesit në Shqipëri, do të jetë kompania sllovene, “Cetis”.

Fleta e votimit do tu shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton. Zarfi duhet të hapet me kujdes, pa u dëmtuar ku brenda do të ketë fletën e votimit.

Zgjedhësi do duhet të bëjë shënimin brenda një kolone, të palosë fletën e votimit dhe ta vendosë brenda zarfit. Mbi zarf, apo edhe te fleta e votimit, nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Votuesi nga jashtë nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces.

Pas prodhimit, fletët e votimit të emigrantëve do të grumbullohen te Parku Olimpik dhe më pas do t’u dërgohen më 11 Prill në shtetet përkatëse.

Deri në datën 11 Maj, do të duhet të ketë përfunduar grumbullimi i votave ku më pas do të bëhet procesi i numërimit sërish në parkun olimpik.

Shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve

Itali – 91 210 zgjedhës

Greqi  – 68 292 zgjedhës

Gjermani – 25 491 zgjedhës

SHBA – 20 669 zgjedhës

Angli – 17 583 zgjedhës

Kostoja për transportin e votës jashtë vendit llogaritet 12.5 milionë Euro./ Klan News