25-vjetori i Çlirimit, Osmani pret në takim Begajn

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Ekonomia Online. Po ashtu në orën 10:00, presidentja Osmani merr pjesë Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit. Me fillim nga ora 12:00, Osmani merr pjesë në […]

qershor 12, 2024 - 10:02
 0  4
25-vjetori i Çlirimit, Osmani pret në takim Begajn
25-vjetori-i-clirimit,-osmani-pret-ne-takim-begajn

25-vjetori-i-clirimit,-osmani-pret-ne-takim-begajn

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu në orën 10:00, presidentja Osmani merr pjesë Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit.

Me fillim nga ora 12:00, Osmani merr pjesë në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bulevardin “Nëna Terezë” në kryeqytet.

Në orën 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e çlirimit në “Grand Events“.

Ndryshe, 25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe.