28 të arrestuar në aksionin policor në Shkup kundër trafikut rrugor të drogës

Në një aksion të madh të policisë së Maqedonisë më 31 maj në Shkup “për ndalim të trafikut rrugor të drogës”, janë arrestuar 28 persona, njoftoi MPB. Mes të arrestuarve janë gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë, shuma të mëdha parash, të cilat policia dyshon se janë nga shitja e drogës, si dhe peshore dhe sende të […]

qershor 1, 2024 - 16:00
 0  8
28 të arrestuar në aksionin policor në Shkup kundër trafikut rrugor të drogës
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në një aksion të madh të policisë së Maqedonisë më 31 maj në Shkup “për ndalim të trafikut rrugor të drogës”, janë arrestuar 28 persona, njoftoi MPB. Mes të arrestuarve janë gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë, shuma të mëdha parash, të cilat policia dyshon se janë nga shitja e drogës, si dhe peshore dhe sende të tjera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë natës janë privuar nga liria V.G.(46) dhe M.B. (22) dhe S.B(22) nga Shkupi gjatë kontrollit janë gjetur shuma të mëdha parash për të cilat policia dyshon se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Policia ka kryer kontrolle edhe në shtatë lokacione në Shkup, pas së cilës në G.Sh. (41) nga Shkupi iu gjet marihuanë, peshore dhe sende të tjera lidhur me veprën penale, ndërsa A.P.(29) i është gjetur një plumb dhe një çakmak për bombë. Te B.P (34) sipas policisë iu gjetën mbetje kokaine dhe sende të tjera të lidhura me krimin.

Është privuar nga liria edhe A.B.J., për shkak të dyshimit për asgjësim të provave materiale, si dhe M.D.(37) nga Shkupi, të cilit i është gjetur kokainë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj F.D.(41) nga Shkupi, u gjetën një sasi e madhe parash, marihuanë, letërnjoftime dhe pasaporta të disa personave, të cilat ishin lënë si garancë për blerjen dhe shitjen e drogës, si dhe kur u morën masa për privimin e lirisë së tij, nuk është ndalur me urdhër ndalese, gjatë së cilës ka dëmtuar tre automjete zyrtare, duke kryer veprën penale “pengim i zyrtarit në kryerjen e një vepre zyrtare” si dhe është lëshuar urdhër-arrest”, thotë Ministria e Brendshme.

Krahas 28 të arrestuarve, gjatë hetimit penal janë siguruar edhe më shumë prova materiale për përfshirjen e personave në shitjen në rrugë të kokainës, amfetaminës dhe marihuanës, për të cilat dy persona tashmë janë akuzuar për kallëzim penal dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

“Policia sekuestroi një motoçikletë Honda si dhe një automjet pasagjerësh Ford Mondeo, të cilat dëshmuan se ishin përdorur për të shitur kokainë. SPB Shkup gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Publike të Shkupit do të paraqesë kallëzim penal kundër 7 personave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hetimi ka filluar në dhjetor të vitit 2023 dhe është zhvilluar sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike Shkup më 32 maj dhe 1 qershor 2024.

Në aksion kanë marrë pjesë Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm me Drogë, Armë dhe Lëndë të Rrezikshme, Tigri dhe SPB Shkup – Njësiti për Trafikim ilegale.