30 ditë paraburgim për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami
Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim 30 ditorë ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Në momentin që do të jenë të kapshëm për organet e rendit Grubi dhe Bajrami do të dërgohen në burg. “Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria […] The post 30 ditë paraburgim për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami appeared first on InfoShqip.com.
Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim 30 ditorë ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Në momentin që do të jenë të kapshëm për organet e rendit Grubi dhe Bajrami do të dërgohen në burg.
“Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria propozoi paraburgim, ndërsa kanë të bëjnë me hetimin për Lotarinë Shtetërore janë të pakapshëm për organet e rendit, mori vendim për pranimin e propozimit dhe caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165”, thonë nga Gjykata Penale.
GJYKATA PENALE
• Vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë
• 30 ditë paraburgim për 2 të dyshuarit
Ndërkohë gjatë ditës Gjykata Penale e Shkupit vendosi për shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave për 4 të përfshirët e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”.
Një ditë më parë Prokuroria njoftoi se Grubi dhe Bajrami, si të dyshuar të parë dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet.
Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose afro 8,2 milionë euro.
I dyshuari i parë, Bajrami, sipas Prokurorisë ka dorëzuar informatë në Qeveri në cilësinë e Asamblesë së Aksionarëve të Shoqërisë për nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Përmes këtij informacioni, ai ka propozuar që të zbatohet procedurë për furnizimin e terminaleve VLT, megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak vlerës së furnizimit, Ligji parashikon procedurë për miratim nga Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës i “Lotarisë Shtetërore” dhe jo nga Asambleja e Aksionarëve.
“Propozimi është dorëzuar edhe pse i dyshuari e ka ditur se furnizimi është i pakuptimtë dhe i panevojshëm, pasi Shoqëria aksionare “Lotaria Shtetërore” sipas Ligjit për Lojërat e Fatit nuk ka të drejtë të organizojë lojëra elektronike fati në mënyrë të pavarur në territorin e shtetit, pasi që prej vitit 2013 ajo e drejtë i ishte ngarkuar Videolotarisë Shtetërore “Kazinos Austria”.
Në anën tjetër, Artan Grubi, si i dyshuari i dytë, edhe pse e ka ditur se kërkesa konkrete për furnizimin e terminaleve VLT është e paligjshme dhe se “Lotaria Shtetërore” nuk ka të drejtë të organizojë në mënyrë të pavarur lojëra elektronike fati në territorin e shtetit, më 6 qershor të vitit 2023 si zëvendëskryeministër, ka udhëhequr seancën qeveritare në cilësinë e Asamblesë së Shoqërisë Aksionare edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se Asambleja Aksionare nuk ka të drejtë të vendosë për furnizimin.
Në seancë është miratuar informata dhe “Lotaria Shtetërore është obliguar që të ndërmerrte aktivitetet për të filluar organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit dhe të furnizonte aparatet VLT.
Pastaj, Bajrami, i ka miratuar vendimet e nevojshme, ka kryer furnizimet publike dhe ka nënshkruar marrëveshjet në vlerë të përgjithshme prej 8,2 milionë euro për furnizimin e aparateve, të cilat ligjërisht nuk kanë guxuar të përdoret për organizim të lojërave të fatit. Pavarësisht se janë blerë, aparatet asnjëherë nuk janë përdorur, thonë nga Prokuroria.
Katër të dyshuarit e tjerë janë kryetari dhe anëtarët e komisionit për dy thirrje të veçanta publike. Ata dyshohen se duke shfrytëzuar autorizimet dhe detyrat zyrtare, kanë zbatuar thirrjen publike për kalimin e së drejtës për organizimin e lojërave të fatit online, edhe pse e kanë ditur se procedura e tillë në rastin konkret nuk guxon të zbatohet, pasi nuk kanë qenë plotësuar kushtet ligjore. Pas zbatimit të procedurës, komisioni ka përgatitur raport me të cilin kanë konstatuar se katër ofrues i plotësonin kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes për investim të përbashkët, edhe pse ofruesit nuk i kanë plotësuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve për organizim të lojërave të fatit. /Alsat.mk
The post 30 ditë paraburgim për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami appeared first on InfoShqip.com.