61.3 përqind më shumë raste të gripit se një javë më parë, Taravari u vaksinua dhe bëri thirrje që të njëjtën ta bëjnë edhe qytetarët

Javën e kaluar janë raportuar 50 raste të raportimeve në grup për sëmundje të ngjashme me gripin, që është 61,3 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar, raporton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Kumanovë – 18, Gostivar – 16, Shën Nikollë – 7, Tetovë – 5 dhe […]

tetor 24, 2024 - 18:00
 0  4
61.3 përqind më shumë raste të gripit se një javë më parë, Taravari u vaksinua dhe bëri thirrje që të njëjtën ta bëjnë edhe qytetarët
Ministri Arben Taravari gjatë marrjes së vaksinës kundër gripit. Foto e marrë nga profili i tij në Facebook

Javën e kaluar janë raportuar 50 raste të raportimeve në grup për sëmundje të ngjashme me gripin, që është 61,3 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar, raporton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Kumanovë – 18, Gostivar – 16, Shën Nikollë – 7, Tetovë – 5 dhe Kavadar dhe Koçan – nga 2. Sa i përket moshës, nga 15 deri në 64 vjeç, janë regjistruar 38 persona, 5 personat janë mbi 65 vjeç, 6 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç dhe një fëmijë deri në 4 vjeç, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive ndaj kësaj sëmundjeje. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturve grupet e rrezikut – të moshuarit (mbi 65 vjeç), fëmijët e moshës 6 deri në 59 muaj, personat më të vjetër se 6 muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit e shëndetësisë. Për sezonin 2024/2025, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar një vaksinë katërvalente falas në një sasi totale prej 70 mijë dozash, të destinuara për grupet prioritare të popullsisë. Janë siguruar 10,000 doza shtesë të vaksinës katërvalente përmes një donacioni nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction)”, raporton ISHP.

Vaksinën kundër gripit sezonal e mori sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në Institutin për Shëndet Publik,  ku është pika e vaksinimit për punonjësit shëndetësorë.

“Kjo masë preventive për mbrojtjen e shëndetit e rekomandoj si ministër dhe si punonjës shëndetësor, sepse mendoj se secili duhet të mbrohet nga format më të rënda dhe komplikacionet nga gripi sezonal. Vaksina kundër gripit sezonal është falas për grupet e rrezikuara të popullatës dhe bëj thirrje për imunizim, veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuara, që të mbrojnë shëndetin e tyre në kohë”, shkroi Taravari në Facebook.

Kujtojmë se imunizimi ka filluar para dy ditëve, duke u vaksinuar gjithsej 8 mijë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se prej 10 tetorit, kur filloi paraqitja për vaksinimi, deri dje, për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur 52 mijë qytetarë në uebfaqen vakcinacija.mk.