100 milionë euro për komunat, Mexhiti: Rreth 40% e aplikimeve janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se në fazën e parë të “100 milionë eurove” për komunat nga qeveria, me sukses kanë aplikuar 76 komuna. Në intervistë për TV21, Mexhiti tha se rreth 40 për qind e aplikimeve nga komunat janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit […] The post 100 milionë euro për komunat, Mexhiti: Rreth 40% e aplikimeve janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor appeared first on InfoShqip.com.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se në fazën e parë të “100 milionë eurove” për komunat nga qeveria, me sukses kanë aplikuar 76 komuna. Në intervistë për TV21, Mexhiti tha se rreth 40 për qind e aplikimeve nga komunat janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Këtë vit do të ndahen 100 milionë euro për shkak se është gjysmë viti dhe për hir të vërtetës prej 80 komunave, 76 komuna-75 kanë konkurruar në afat me projekte të mira të cilat janë miratuar nga komisionet përkatëse dhe sepse kanë aplikuar në 4 dikastere kryesisht ne transport në Ministrinë për Ambient, në Ministrinë e Arsimit , në Ministrinë e Sportit, diku 40% janë në ministrinë tonë pra me projektet që kanë të bëjnë me ekologjinë me ambientin më konkretisht pra infrastrukturë nëntokësore dhe sistemit për ujë dhe kanalizim”, deklaroi për TV21 zv/kryeministri Mexhiti.
The post 100 milionë euro për komunat, Mexhiti: Rreth 40% e aplikimeve janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor appeared first on InfoShqip.com.