Nuk është e vërtetë që Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga “nazistët”
Fakti që Maqedonia e Veriut voton kundër rezolutës së Federatës Ruse për luftën kundër neo-nazizmit, ashtu si vendet e BE-së është për shkak të solidaritetit me Ukrainën, si dhe për shkak të keqpërdorimit të kësaj rezolute nga Rusia, e cila e kishte justifikuar publikisht agresionin e saj ushtarak duke pretenduar se po kryen të ashtuquajturin […]
Fakti që Maqedonia e Veriut voton kundër rezolutës së Federatës Ruse për luftën kundër neo-nazizmit, ashtu si vendet e BE-së është për shkak të solidaritetit me Ukrainën, si dhe për shkak të keqpërdorimit të kësaj rezolute nga Rusia, e cila e kishte justifikuar publikisht agresionin e saj ushtarak duke pretenduar se po kryen të ashtuquajturin “denazifikim” të Ukrainës, nuk tregon që vendi udhëhiqet nga “nazistë”, shkruan Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Komiteti i Asamblesë së Përgjithshme të KB miratoi një rezolutë të Federatës Ruse për luftën kundër neo-nazizmit.
Për dokumentin PËR votuan 116 vende dhe kundër 54 vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut!!! Shikoni cilat vende votuan PRO dhe cilat kundër dhe do të kuptoni se çfarë po ndodh në botë.
“Lufta kundër glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në nxitjen e formave moderne të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse”
Me tekstin, Asambleja shpreh shqetësimin për glorifikimin e lëvizjes naziste, neo-nazizmit dhe ish anëtarëve të organizatës Waffen SS, duke përfshirë ngritjen e monumenteve dhe memorialeve dhe mbajtjen e demonstratave publike në emër të lavdërimit të së kaluarës naziste. U bën thirrje shteteve të eliminojnë të gjitha format e diskriminimit racor me të gjitha mjetet e duhura – duke përfshirë legjislacionin – dhe të miratojnë masa shtesë për të mbështetur trajnimin e policisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit mbi ideologjitë e partive politike ekstremiste për të forcuar kapacitetet e tyre për t’u marrë me racizmin dhe krimet e ksenofobisë dhe praktikat parandaluese për profilizimin racor.
Maqedonia e Veriut votoi kundër kësaj rezolute!
Natyrisht, ne jemi të sunduar nga nazistët!
Përpara se të votohet për rezolutën e përmendur në postimin që po shqyrtojmë, ka pasur një shpjegim të votimit nga vendet e BE-së. Ky shpjegim është diametralisht i kundërt me deklaratën se vendi drejtohet nga nazistët. Së pari, vendi qeveriset nga një qeveri e zgjedhur në zgjedhje demokratike dhe askush nga koalicioni qeverisës nuk e mbështet apo lavdëron nazizmin. Në shpjegimin e dhënë para votimit nga BE, shkruhet se lufta e përbashkët kundër formave moderne të ideologjive totalitare ekstremiste, përfshirë neo-nazizmin, mbetet një prioritet kyç për BE-në.
BE-ja qëndron fuqishëm kundër të gjitha formave të antisemitizmit, i cili është i papajtueshëm me vlerat dhe parimet bazë mbi të cilat u themelua BE-ja. BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj kanë marrë masa të gjera ligjore dhe politike për të luftuar aktet e racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse. Ne mbështesim dhe inkurajojmë diskutimin konstruktiv në kontekstin e rritjes globale të neo-nazizmit dhe antisemitizmit, thuhet në shpjegimin para votimit.
Megjithatë, siç shtohet në shpjegim, BE-ja konsideron se kjo rezolutë shpërdoron këtë agjendë dhe vazhdon të theksojë në mënyrë selektive dhe të shtrembëruar çështje që në thelb janë larg luftës kundër racizmit dhe diskriminimit.
Është një përpjekje e fshehtë e Federatës Ruse për të promovuar versionin e saj të shtrembëruar të historisë nën maskën e luftës ndaj neo-nazizmit. Është e rëndësishme të kujtojmë se për shumë vende evropiane fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli liri, por pushtim dhe shfrytëzim të mëtejshëm, represion më të madh dhe krime kundër njerëzimit nga regjimet e tjera totalitare. Ne dënojmë fuqishëm keqpërdorimin e motivuar politik të narrativës antinaziste dhe hedhim poshtë pa mëdyshje përdorimin e pasaktë dhe mashtrues të termit “denazifikim” për të justifikuar luftën çnjerëzore, mizore dhe të paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo minon përpjekjet e vërteta për të luftuar neo-nazizmin. Si dhe shndërrimi i një rezolute që duhet të trajtojë një çështje serioze në një mjet propagande dhe dezinformimi. Ndërsa agresioni kundër Ukrainës vazhdon, ne kemi parë që Federata Ruse të vazhdojë të abuzojë me forumet e OKB-së për të përhapur këtë narrativë të rreme, tha BE në një deklaratë.
Me fjalë të tjera, megjithëse Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar në luftën globale kundër racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë, antisemitizmit, urrejtjes anti- islamike dhe intolerancës përkatëse – vendet anëtare të BE-së do të votojnë “jo” për rezolutën dhe e kanë shpallur këtë paraprakisht.
Për të gjitha këto arsye, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të votojnë “jo” për rezolutën. Ne inkurajojmë fuqimisht anëtarësimin e gjerë në OKB që të votojë ‘jo’. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar Rusisë që menjëherë t’i japë fund luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, thuhet në deklaratë.
Herën e parë kur Rusia dorëzoi rezolutën kundër glorifikimit të nazizmit dhe neo-nazizmit, Maqedonia abstenoi. Ishte para fillimit të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës. Tashmë për draft rezolutën e dytë të Rusisë me të njëjtën ide për të luftuar kundër glorifikimit të (neo)nazizmit, në dhjetor 2022, në vitin e parë të luftës ruso-ukrainase, Maqedonia votoi “kundër” në OKB, siç e bëri këtë herë, kur u gjet tek ata që votuan “kundër”.
Pavarësisht kësaj, Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e miratoi rezolutën më 11 nëntor me 116 vota pro, 54 vota kundër dhe 11 abstenime. Ndër vendet që votuan kundër është Maqedonia e Veriut, së bashku me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Japoninë, Hungarinë dhe Kanadanë. Por fakti që Maqedonia e Veriut voton kundër, ashtu si vendet e BE-së, është për shkak të solidaritetit me Ukrainën dhe keqpërdorimit të kësaj rezolute nga Federata Ruse, e cila e kishte justifikuar publikisht agresionin e saj ushtarak duke pretenduar se po kryen të ashtuquajturin “denazifikim” të Ukrainës.
Përpara miratimit të rezolutës, Komiteti miratoi një amendament (dokument A/C.3/79/L.51 ) duke vënë në dukje me shqetësim se Federata Ruse u përpoq të justifikonte agresionin e saj territorial kundër Ukrainës në bazë të eliminimit të supozuar të neo-nazizmit. Ky përdorim i neo-nazizmit për të justifikuar agresionin territorial minon seriozisht përpjekjet e vërteta për të luftuar neo-nazizmin