74 studentë me nevoja të veçanta në UP do të përfitojnë 450 €, bursa nuk varet nga nota mesatare
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP. Prorektorja e UP-së, Njomza Llullaku thotë për “Front Online” se shuma e përgjithshme e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë […]
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP.
Prorektorja e UP-së, Njomza Llullaku thotë për “Front Online” se shuma e përgjithshme e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro.
Llullaku tutje tha se aktualisht ne këtë kategori janë 74 studentë dhe të gjithë kanë të drejtën e aplikimit për këtë bursë, e cila nuk varet nga nota mesatare.
“Mbështetja financiare që do të jepet për studentët me aftësi të kufizuara është në lartësi deri në 450.00 euro varësisht numrit të përfituesve dhe buxhetit të miratuar nga Këshilli Drejtues. Nga kategoria e studenteve me aftesi të kufizuara në UP, në vitin akademik 2023/2024 janë regjistruar 74 studentë dhe të gjitë kanë të drejtë të aplikojnë”, tha ajo.
UP-ja ka lansuar Qendrën për këtë kategori të studentëve me qëllim që të kenë qaësje të barabartë duke nxitur një mjedis gjithëpërfshirës me ta.
“UP ka themeluar Qendrën për Studentet me Nevoja të Veçanta, qëllimi i qendrës është të ofrojë mbështetje dhe shërbime gjithëpërfshirëse për studentët me nevoja të veçanta, duke siguruar qasjen e tyre të barabartë në mundësitë arsimore dhe duke nxitur një mjedis akademik gjithëpërfshirës. Lokacioni i qendrës gjendet në objektin e Fakultetit Juridik dhe qendra tanimë është pajisur me aparaturën e nevojshme që ndihmon student me nevoja të veçanta në mësimnxenie”, tha ajo.
Kushtet dhe detajet tjera i gjeni brenda linkut: KëTU