Bali Muharremaj: Nëse AAK vendos, do të jem kandidat për deputet
Edhe tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pasur diskutim sa i përket asaj nëse kryetarët e saj, do të jenë ose jo kandidat për deputet, por që nuk ka ndonjë vendim akoma për këtë gjë. Nëse AAK, vendos për këtë, kryetarët e tyre do të jenë të gatshëm të kandidojnë për deputet. Kryetari i […]
Edhe tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pasur diskutim sa i përket asaj nëse kryetarët e saj, do të jenë ose jo kandidat për deputet, por që nuk ka ndonjë vendim akoma për këtë gjë. Nëse AAK, vendos për këtë, kryetarët e tyre do të jenë të gatshëm të kandidojnë për deputet.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline ka treguar nëse do të jetë ose jo kandidat për deputet nga radhët e AAK-së¸në zgjedhjet e reja parlamentare.
Ai thotë se nëse këtë do ia kërkonte AAK-ja, do të kishte pranuar.
‘’Nëse është vendim nga AAK-ja ose kryesia e AAK-së, pse jo do e kisha pranuar të jem kandidat për deputet’’ deklaron ai.
Kryetari i Suharekës, thotë se kanë pasur kërkesa për këtë çështje, por se nuk kanë vendosur akoma.
‘’Kemi pasur kërkesa për këtë çështje nga zoti Haradinaj, por deri tashmë nuk kemi vendim, por nuk e kam atë problem, do e kisha pranuar’’ tha Muharremaj për FrontOnline.
I pari i Suharekës, thotë se e kanë obligim me punua për qytetarët e më pas ata janë që vendosin se kë e votojnë.
‘’Për qytetarët e kemi obligim me punuar për ta, ndërsa ata vendosin vetë nëse do të më kishin votuar ose jo për deputet’’ thekson Bali Muharremaj.