80 vite pa e prek dora e shtetit ! Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, në gjendje të mjerueshme

Objekti i Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme për sa i përket infrastrukturës. Objekti i kësaj Qendre shëndetësore pothuajse asnjëherë nuk është renovuar. Ky institucion shëndetësor ka një fasadë të dëmtuar dhe pamje aspak të mirë, edhe pse aty ofrohen disa shërbime shëndetësore. Është ndërtuar para 80 viteve […] The post 80 vite pa e prek dora e shtetit ! Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, në gjendje të mjerueshme appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 2, 2024 - 16:00
 0  7
80 vite pa e prek dora e shtetit ! Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, në gjendje të mjerueshme

Objekti i Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme për sa i përket infrastrukturës. Objekti i kësaj Qendre shëndetësore pothuajse asnjëherë nuk është renovuar. Ky institucion shëndetësor ka një fasadë të dëmtuar dhe pamje aspak të mirë, edhe pse aty ofrohen disa shërbime shëndetësore. Është ndërtuar para 80 viteve dhe asnjëherë nuk janë bërë investime serioze për të përmirësuar gjendjen e objektit. Autoritetet e pushtetit qendror premtojnë përmirësimin e gjendjes, por për këtë do të duhet të pritet viti i ardhshëm. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se tërësisht ky objekt do të rrënohet dhe do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.

“Plani është që objekti i vjetër të prishet dhe në atë vend të vendosen më shumë institucione dhe jo vetëm epidemiologjia, por aty të vendoset bio-kimia, terapia fizikale, ose disa njësi që nuk kanë vend në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, pra të vendosen në objektin e ri. Përderisa nuk do të jemi këtu që të promovojmë projektin, nuk mund të jap informacione shtesë”, tha ministri i Taravari.

Krahas kësaj, nga ana e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Argjend Muça, është theksuar se pritet që në të ardhmen – të ketë dy investime më të mëdha në spital. Bëhet fjalë për renovimin e repartit të Gjinekologjisë dhe rikostruimin e njërës nga sallat e operimit.

“Duhet të intervenohet në njërën nga sallat e operimit, komplet do të renovohet me pajisje të reja, presim të arrijnë aparaturat e reja të terapisë fizikale. Do të vazhdohet me rregullimin e repartit të mjekësisë interne, kurse shpresojmë të bëhet renovimi i repartit të Gjinekologjisë dhe të gjejmë zgjidhje për repartin e radiologjisë. Nëse arrijmë të prishim objektin e Qendrës për Shëndet Publik që është i vjetër rreth 80 vite, aty planifikojmë ta transferojmë repartin e Radiologjisë, që pacientët të kenë qasje në katin përdhes dhe jo si tani – në katin e dytë ose të tretë”, tha drejtori i Spitalit, Argjend Muça.

Gjatë vizitës në Spitalin e përgjithshëm që bëri ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, paralajmëroi edhe disa investime tjera në këtë spital. “Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë të re për autoambulanca, administratë me objekt të ri dhe ambulanca të renovuara”, premtoi Taravari. Sipas tij, për gjashtë muaj në këtë spital janë investuar rreth 400 mijë euro.

The post 80 vite pa e prek dora e shtetit ! Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, në gjendje të mjerueshme appeared first on InfoShqip.com.