9 shkurt 2025 – Zëdhënësi i KQZ-së tregon se a janë gati për organizimin e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një përgjigje për Front Online, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor […]

gusht 17, 2024 - 02:00
 0  10
9 shkurt 2025 – Zëdhënësi i KQZ-së tregon se a janë gati për organizimin e zgjedhjeve
9-shkurt-2025-–-zedhenesi-i-kqz-se-tregon-se-a-jane-gati-per-organizimin-e-zgjedhjeve

9-shkurt-2025-–-zedhenesi-i-kqz-se-tregon-se-a-jane-gati-per-organizimin-e-zgjedhjeve


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një përgjigje për Front Online, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në këtë drejtim, KQZ së shpejti do të miratojë planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Sipas tij, këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në Dekret.

Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi.

Osmani ka publikuar Dekretin në faqen zyrtare të saj në Facebook, derisa ka shkruar “Urime”.