A e voton Limajn për kryeparlamentar me votën e 61-të? Tregon Lutfi Haziri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit nuk është e lidhur me emrat e veçantë të kandidatëve, por me parimet politike dhe argumentet që qëndrojnë pas procesit.   Haziri u shpreh se ndryshimi i qëndrimit të tij nuk ka të

maj 29, 2025 - 19:30
 0  8
A e voton Limajn për kryeparlamentar me votën e 61-të? Tregon Lutfi Haziri
a-e-voton-limajn-per-kryeparlamentar-me-voten-e-61-te?-tregon-lutfi-haziri

a-e-voton-limajn-per-kryeparlamentar-me-voten-e-61-te?-tregon-lutfi-haziri


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit nuk është e lidhur me emrat e veçantë të kandidatëve, por me parimet politike dhe argumentet që qëndrojnë pas procesit.

 

Haziri u shpreh se ndryshimi i qëndrimit të tij nuk ka të bëjë me emrin e kandidatit, por me respektimin e rregullave dhe parimeve politike.

“Ajo që kam thënë unë që jam i gatshëm të votoj, nuk ka të bëjë me emrin e përveçshëm, ka të bëjë me argumentin dhe faktin se pse duhet ta votojmë dikë në këtë proces. Sepse emri i takon LVV-së, ata kanë fituar dhe kë do të le ta propozojnë,” ka deklaruar Haziri për FrontOnline.

Deputeti LDK-së theksoi se kjo është një çështje parimesh dhe jo preferencash për individë të caktuar. Ai shtoi se ndryshimi i votës së tij është i bazuar në respektin ndaj rregullave të demokracisë dhe jo në emra të veçantë.

“Kjo s’ka të bëjë me z.Limaj, sepse ai është përfaqësues i një partie tjetër. Edhe Limaj, edhe zonja tjetër, janë emra të përveçshëm. Emri i përveçshëm është emër i përveçshëm, parimet politike janë parime politike. Unë kam folur për parime politike, jo për emra të përveçshëm,” ka shtuar Haziri.