A ka gjasa për ndryshime kushtetuese me prapaveprim?! Zajkova: S’është cekur se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen menjëherë
Qëndrimi i kryetares së PLD-së, Monika Zajkova, për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim është në linjë të njëjtë me qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski. Duke shpjeguar pozitën e saj në Daily The post A ka gjasa për ndryshime kushtetuese me prapaveprim?! Zajkova: S’është cekur se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen menjëherë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Qëndrimi i kryetares së PLD-së, Monika Zajkova, për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim është në linjë të njëjtë me qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski. Duke shpjeguar pozitën e saj në Daily Click, Zajkova tha se në konkluzionet për zgjerim askund nuk shkruan se ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi menjëherë, që sipas saj lë hapësirë për interpretim të lirë të këtyre dispozitave. Ndryshimet kushtetuese me prapraveprim janë mundësi e mirë për debllokimin e eurointegrimeve, thotë ajo.
“Sipas meje si jurist, por edhe sipas interpretimeve, por edhe bisedimeve brenda në parti me liberalët europian, kjo lë hapësirë për interpretim më të gjerë ose interpretim se ne mund ta përfundojmë pjesën tonë të punës që të sjellim ndryshimet kushtetuese e më pas të vijmë deri te ajo fazë e tretë, për shkak se ka faza në Ligjin kushtetues ku do të vendoset dispozitë kaluese se të njëjtat do të hyjnë në fuqi në momentin kur të gjithë vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë do të ratifikojnë Marrëveshjen aderuese për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, tha Monika Zajkova, kryetare e PLD-së.
Paraprakisht kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se partia e tij nuk do të bllokojë nëse kjo mund të realizohet me qëllim që të debllokohet anëtarësimi në BE. Megjithatë nga partia opozitare, thonë se për këtë duhet të bisedohet në seancë të mbyllur parlamentare, që tashmë Filipçe e ka kërkuar.
“Seancë e mbyllur, përkatësisht seancën që e kërkoi Venko Filipçe, thamë se është pikërisht për këtë, le ta tregojnë planin ata. Ata ia kanë për obligim edhe opinionit, jo vetëm në seancë në Kuvend, ja kushti ishte le të jetë edhe seancë e mbyllur vetëm le të tregojnë planet ata edhe në opinion dhe e kanë për obligim që të tregojnë planet. A janë ndryshime kushtetuese me prapaveprim, si do të dukeshin ato nëse janë me prapaveprim, çfarë do të thotë për hapjen e kapitujve dhe më tej për shtetin tonë kur duhet të ulet në tavolinë në BE”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Këto ditë edhe ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, tha se Qeveria qartë e ka prononcuar pozitën se ekziston gatishmëri për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese, por se kjo nuk i shërben vetëm hapjes së procesit por duhet të ketë garancë se ai proces do të përfundojë, për shkak se, sipas tij, ka mundësi që përsëri të përballemi me bllokada nga Bullgaria
The post A ka gjasa për ndryshime kushtetuese me prapaveprim?! Zajkova: S’është cekur se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen menjëherë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .