Familjarët e foshnjës 14-muajshe kërkojnë dorëheqjen e Taravarit dhe Memedit
Familjarët e foshnjës 14 muajshe që humbi jetën kërkojnë dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtori të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi. Hedhja e përgjegjësisë vazhdon mes institucioneve shëndetësore lidhur me këtë rast tragjik, transmeton Portalb.mk. Ministri Taravari ka theksuar se janë identifikuar lëshime nga ana e stafit mjekësor në Klinikën për Fëmijë në Kozle dhe […]
Familjarët e foshnjës 14 muajshe që humbi jetën kërkojnë dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtori të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi. Hedhja e përgjegjësisë vazhdon mes institucioneve shëndetësore lidhur me këtë rast tragjik, transmeton Portalb.mk.
Ministri Taravari ka theksuar se janë identifikuar lëshime nga ana e stafit mjekësor në Klinikën për Fëmijë në Kozle dhe ka kërkuar që Drejtori të ndërmarrë masa ndaj mjekëve.
“Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur”. Raporti është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, ndërsa ne mund të veprojmë ndaj drejtorëve. “Ministrja nuk mund ta shkarkojë, ministria duhet të insistojë tek drejtorët që të merren masa ndaj atyre mjekëve që kanë bërë një shkelje”, tha ministri Taravari.
Deklaratat e Taravarit janë përsëritur për disa ditë me radhë, duke ngjallur reagime të forta. Një reagim i fortë ka ardhur nga xhaxhai i foshnjës, Besnik Sulisi, i cili i ka shkruar Taravarit:
“Nëse s’je gjykatës, presim nga ju dhe drejtori të jepni dorëheqje. As Taravari as drejtori i Klinikës për fëmijë në Kozle Rexhep Memedi nuk ndjen përgjegjësi morale për vdekjen e foshnjës 14 muajshe nga fshati Goshincë edhe pse u konstatua se mjekët kanë bërë lëshime në vlerësimet e tyre për gjendjen shëndetësore të foshnjës e cila disa herë është refuzuar të hospitalizohet. Drejtori Rexhep Memedi edhe pse është konstatuar lëshimi i mjekëve nga klinika që ai drejton , vazhdon të mbrojë të njëjtit. Mjekët vazhdojnë me punë në po të njëjtën klinikë”.
Më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.
- LEXO: Taravari për vdekjen e foshnjës 14-muajshe: Në Klinikën për fëmijë dhe në “Kozle” u konstatuan lëshime të caktuara
- LEXO: Taravari: Raporti për vdekjen e foshnjës 14 muajshe është gati, nëse konstatohet gabim mjekësor, le të veprojnë organet gjyqësore
- LEXO: Fëmija që vdiq në Shkup është endur pesë ditë nga spitali në spital, Inspektorati zbardhi raportin
- LEXO: Në pritje të rezultateve nga hetimi për vdekjen e vogëlushes 14 muajshe në klinikën e Fëmijëve në Shkup
- LEXO: Vdiq vajza 14 muajshe në Shkup, babai akuzoi mjekët se e neglizhuan rastin