“A mos po ju duhen paratë për punësim balldëskash”- presioni i Hysenit për buxhetin, reagon partia e kryekuvendarit komunal të Gjilanit
Lidhur me presionin e shkaktuar në drejtim të opozitës nga Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, për buxhetin për vitin e ardhshëm ka reaguar Lëvizja Qytetare ‘Vatra’, e cila kryesohet nga kryetari i Kuvendit Komunal i kësaj komune, Kushtrim Kadriu. Në reagimin e kësaj partie, Hyseni pyetet me ironi nëse paratë po i nevojiten
Lidhur me presionin e shkaktuar në drejtim të opozitës nga Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, për buxhetin për vitin e ardhshëm ka reaguar Lëvizja Qytetare ‘Vatra’, e cila kryesohet nga kryetari i Kuvendit Komunal i kësaj komune, Kushtrim Kadriu.
Në reagimin e kësaj partie, Hyseni pyetet me ironi nëse paratë po i nevojiten për punësimin e balldëskave, shkruan Insajderi.
“Alban, çka e ke për ngutë punën e buxhetit? A mos po ju duhen paratë për t’i punësuar balldëskat? Alban Hyseni e paska quajtur Lëvizjen Vatra patericë, kur në fakt ai vet është bërë si një “Plaku Mere” me patericë. Është bërë tamam porsi një plak gërnjar i padurueshëm që veç mallkon e akuzon, ankohet e kukatë si qyqe”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Tutje, Lëvizja Qytetare ‘Vatra’ përmend edhe mos-shpenzimin e parave të buxhetit të këtij viti nga kryetari aktual i Komunës së Gjilanit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ai si kryetari i akraballëkut duhet të jap dorëheqje një orë e më parë dhe ta shpëtojë (çka mund të shpëtohet) Komunën e Gjilanit. Ngase, ai doli të jetë një eksiperiment politik i dështuar deri në detaje. Ai është shembulli më i mirë i një kryetari të keq, shembulli i një djali të ri me performancën e një plaku të rrjedhur. Ai do të mirret si shembull se si një kryetar nuk duhet të jetë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.