A po rrezikohet shtylla e dytë pensionale në Maqedoninë e Veriut?
Ose stimulim ose shfuqizim të shtyllës së dytë pensionale sipas shembullit në Hungari, Kroaci dhe Slloveni ku tashmë lëshohet ideja për shtyllën e dytë. Ky është një nga mendimet e The post A po rrezikohet shtylla e dytë pensionale në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ose stimulim ose shfuqizim të shtyllës së dytë pensionale sipas shembullit në Hungari, Kroaci dhe Slloveni ku tashmë lëshohet ideja për shtyllën e dytë.
Ky është një nga mendimet e kreut të Fondit pensional Nikolla Memov i cili në “Daily Click” përmendi si një nga mënyrat e mundshme për uljen e deficitit në fondin pensional. Tha se këto janë analiza serioze, por se vendimet për sanimin e minusit të Fondit pensional i sjell qeveria e cila është garantues për pagesën e pensioneve.
Memov thotë se shoqatat nga shtylla e dytë kanë përfituar 800 milionë euro për 18 vjet. Tek ato janë akumuluar 2,5 miliardë prej të cilëve 1,7 miliardë janë në pjesën e kontributeve që përfundon tek ata. Nga 18,8% sa është shkalla e kontributit pensional, 6% përfundojnë në shtyllën e dytë.
Sipas Darko Sazdov, anëtar i këshillit të ekspertëve të MAPAS, ideja për shfuqizimin e shtyllës së dytë do të krijojë edhe më shumë probleme. Thotë se shoqatat janë me kapital të huaj ndërsa përfitimi është i këtillë për shkak të përkufizimeve në rregullta, ata duhet të investojnë në plasmanë që nuk janë të rrezikshëm.
Memov i sugjeroi qeverisë, se institucionet dhe opinioni me seriozitet t’i marrin rekomandimet e Këshillit fiskal i cili sipas tij i jep pikat kyçe se si të përmirësohet gjendja në Fondin pensional, për shkak se burimet themelore të Fondit janë kontributet. Këshilli fiskal rekomandoi rritje të kufirit të moshës për dalje në pension në moshë 67 vjeçe nga viti 2026, si dhe të kontributit për sigurimin pensional. Memov tha se sugjerimet e këtilla dhe propozimet rregullisht vijnë edhe nga Banka Botërore dhe FMN./TV21/
The post A po rrezikohet shtylla e dytë pensionale në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .