AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës nëse do të thirret seancë në afatin e 48-orëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë. Kadrijaj këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, duke mos dhënë detaje tjera.

Prill 16, 2025 - 19:00
 0  6
AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit
aak-ja-do-te-shkoje-ne-seancen-tjeter-konstituive-te-kuvendit

aak-ja-do-te-shkoje-ne-seancen-tjeter-konstituive-te-kuvendit

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës nëse do të thirret seancë në afatin e 48-orëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë.

Kadrijaj këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, duke mos dhënë detaje tjera.

“Po, do të jemi prezentë”, ka thënë Kadrijaj.

Deri tani është deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për mbajtjen e seancës konstituive. Kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nesër nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezentë në seancën që duhet të ndodhë, sipas tij.

Për mbajtjen e seancës në fjalë, Avni Dehari, kryesuesi i asaj seance, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, letër të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, ku kërkohen sugjerime për opsionet e mundshme përpara.

Presidentja i ktheu përgjigje, duke thënë: “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”.