Abazi: Jemi në një udhëkryq të madh, kemi nevojë për një reflektim përtej lloqit ku na kanë futur
Kandidati për deputet i AAK-së, Haki Abzai, ka komentuar pozicionin jo të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në një status në profilin e tij në “Facebook”, ku ka shkruar për procesin zgjedhor, Abazi ka vlerësuar se Kosova aktualisht gjendet në një udhëkryq të madh. Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për


Kandidati për deputet i AAK-së, Haki Abzai, ka komentuar pozicionin jo të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në një status në profilin e tij në “Facebook”, ku ka shkruar për procesin zgjedhor, Abazi ka vlerësuar se Kosova aktualisht gjendet në një udhëkryq të madh.
Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për një reflektim.
“Këtu ku jemi sot, është një udhëkryq i madh e me shumë të panjohura dhe besa me shumë paqartësi për drejtimet që kontinenti ynë po merr. Për vendin tonë, për kombin tonë të vogël dhe ndër më të varfërit në botë, këto janë sfida të mëdha, edhe sikur të jemi bashkë dhe me një zë, do të ishte vështirë, e lere më që jemi pikë e pesë dhe me tendencë edhe për të mos qëndruar para fjalës së thënë e të dhënë para mijëra qytetarëve”, ka shkruar Abazi, duke e kritikuar Qeverinë Kurti për pozicion të Kosovës.
“Pashmangshëm kemi nevojë për një reflektim përtej hundës, përtej lloqit ku jemi futur dhe ku na kanë futur. Dalja në breg nuk bëhet me me ata që ndjejnë kënaqësinë e të qenurit në baltë dhe që fantazojnë për miqësinë e munguar dhe që varfërinë e konsiderojnë sakrificë për vendin. Momenti është që të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale në lartësinë e interesit kombëtar! Ndryshe do të vazhdojmë të jemi të fundit në secilin proces por edhe me rrezikun që të përjetojmë atë që të parët tanë e kanë përjetuar dhe historia na ka mësuar!”, ka shkruar Abazi.