Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur dinjitetin e kombit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së. Osmani tha në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së.
Osmani tha në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë.
“Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë”.
“Sot, emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë tonë dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën”, shkroi Osmani.
Postimi i saj: