Abazi: Kurti në Turqi për votat e muslimanëve rreth Kodit Civil, s’i beson kush
Vizitën disa-ditore të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi, deputeti tash i pavarur Haki Abazi, e ka lexuar në dritë krejt tjetër duke e vlerësuar si përpjekje për të marrë “votat e muslimanëve” në ndërlidhje me kalimin e projektligjit për Kodin Civil në Javën e Krenarisë. “Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë […]
Vizitën disa-ditore të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi, deputeti tash i pavarur Haki Abazi, e ka lexuar në dritë krejt tjetër duke e vlerësuar si përpjekje për të marrë “votat e muslimanëve” në ndërlidhje me kalimin e projektligjit për Kodin Civil në Javën e Krenarisë.
“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë:
Në Turqi për votat e muslimanëve, Greqia nuk kryen punë më!
Sa keq që Orhan Pamuk nuk është i vdekur, me shku te varri me ja bë dhuratë një tufë Lule nga Holanda në mes të Stambollit bashkë me një vajzë, të bijën e JNAs dhe me lexu nje parathënie të librit të tij “Muzeu i të pafajshmëve”, inspiruar nga “Fali o zot se nuk e dijnë se çfarë po bëjnë”.
Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë.
As LGBTQI as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve musliman nuk janë më naivët për të besuar në përrallat e cirkut të një palaçoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist!
Edhe vajza 4 vjeç nga Gjakova ka mundur Te jetë një shkrimtare si Orhan Pamuk, por ajo u vra në duart e luleve të Holandës dhe për të nuk shkruan më asnjë njeri. Ajo është në pritje të luleve të freskëta nga Holanda!