Abdixhiku: Besoni në Republikën e Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim që ka mbajtur në Suharekë ka thënë se Kosova duhet të jetë vendi i barabartë mes kombeve europiane. Ai të pranishmëve iu ka bërë thirrje që të “besojnë në Republikën e Kosovës”. “Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim që ka mbajtur në Suharekë ka thënë se Kosova duhet të jetë vendi i barabartë mes kombeve europiane.
Ai të pranishmëve iu ka bërë thirrje që të “besojnë në Republikën e Kosovës”.
“Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim na vjen si thirrje e gjyshërve tanë e si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ky tregim na thërret që të bëhemi të barabartë mes popujve e kombeve europiane”.
“Nuk qëndroj para jush të them se jemi popull i varfër e të ju ftoj në dorëzim e ankesa. Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit”.