Abdixhiku i del në mbrojtje deputetit të ri: Partia që në ambasada mbushi thasë me vota, po nxit helm e vrer

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmeve që ai pretendon se i janë bërë deputetit të ri Hysen Sali Çekajt që fitoi shumë vota nga diaspora. Abdixhiku ka thënë se partia në pushtet, Vetëvendosje, mbushi thasët me vota nëpër ambasada, në Kosovë po nxit helm e vrer. “Mllef e plot vrer për një

Mars 5, 2025 - 13:00
 0  4
Abdixhiku i del në mbrojtje deputetit të ri: Partia që në ambasada mbushi thasë me vota, po nxit helm e vrer
abdixhiku-i-del-ne-mbrojtje-deputetit-te-ri:-partia-qe-ne-ambasada-mbushi-thase-me-vota,-po-nxit-helm-e-vrer

abdixhiku-i-del-ne-mbrojtje-deputetit-te-ri:-partia-qe-ne-ambasada-mbushi-thase-me-vota,-po-nxit-helm-e-vrer

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmeve që ai pretendon se i janë bërë deputetit të ri Hysen Sali Çekajt që fitoi shumë vota nga diaspora.

Abdixhiku ka thënë se partia në pushtet, Vetëvendosje, mbushi thasët me vota nëpër ambasada, në Kosovë po nxit helm e vrer.

“Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

“Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim”, ka thënë ai.

Sipas, kryetarit të LDK-së, në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike.

Ai ka thënë se po e sulmojnë sepse duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë. Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë!

“Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje”, ka thënë Abdixhiku.

“Kokën lartë Hysen! Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej! E juve mërgatë, sërish, për të satën herë, edhe një herë, ju faleminderit”, ka shkruar ai.