Abdixhiku: Lista e LDK-së, më e mira për ndryshimin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar lartë listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Listën e ka cilësuar si më të mirën në Kosovë dhe si një hap drejt ndryshimit të domosdoshëm për republikën. Në Debat Plus, Abdixhiku theksoi se lista përfaqëson një përbërje të pastër dhe profesionale

dhjetor 13, 2024 - 05:00
 0  7
Abdixhiku: Lista e LDK-së, më e mira për ndryshimin e Kosovës
abdixhiku:-lista-e-ldk-se,-me-e-mira-per-ndryshimin-e-kosoves

abdixhiku:-lista-e-ldk-se,-me-e-mira-per-ndryshimin-e-kosoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar lartë listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Listën e ka cilësuar si më të mirën në Kosovë dhe si një hap drejt ndryshimit të domosdoshëm për republikën.

Në Debat Plus, Abdixhiku theksoi se lista përfaqëson një përbërje të pastër dhe profesionale, të ndërtuar mbi kohezionin e brendshëm të partisë dhe vizionin për të ardhmen.

“Kjo është lista më e mirë që e ka Kosova. Është një listë e përberë prej njerëzve profesionistë të dëshmuar në jetë publike, e pastër. Kjo listë shpërfaq kohezionin e brendshëm të LDK-së. Por shpërfaq edhe idetë se ku do të shkojë të ardhmen. Mos harroni lista përfaqëson edhe një cikël të mbyllur të LDK-së sepse ka ndodhur një reformë”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së kryetarëve të komunave në listën zgjedhore, duke i cilësuar ata si figura kyçe për qeverisjen dhe zhvillimin e partisë.

“Në këtë listë risi janë edhe kryetarët e komunave, të cilët unë i kam kërkuar të jenë pjesë e listës. Në këtë kohë të ndërrimit të lidershipit të LDK-së dhe me meritë kanë marrë rol kryetarët e komunave, tek unë tek ne, kryetarët e komunave kanë rol të vërtetë në qeverisje e partisë. Nëse ne themi se po futmi në garën më të madhe të LDK-së, pas rënies së madhe, po futmi në garën më të rëndësishme të Kosovës për shkak të gjendjes do të ishte e papranueshme një nënkryetar ose sekretar të jetë jashtë gare. Është e rëndësishme që çdo përfaqësues i lartë i LDK-së të jetë pjesë e kësaj gare”, ka shtuar Abdixhiku.