Duke folur për dështimet e qeverisë gjatë mandatit të tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ky nuk është ideali ynë e as Kosova jonë.
Sipas tij, si të djathtë e patriot të Republikës, nuk mund ta pranojnë ketë fat të trishtë.
‘’Ëndrra jonë politike nuk është e një Kosove të varfër, e një Kosove të izoluar, e një Kosove nën sanksione,e një Kosove që përplaset me NATO, e një Kosove të fundit në arsim, e një Kosove të fundit në shëndetësi, e një Kosove pa biznese, e një Kosove të zbrasur e pa njerëz!’’, tha Abdixhiku në tubimin e LDK-së në Lipjan.
Më 9 shkurt, Abdixhiku thotë se do të zgjedhim shpresën e fundit të Republikës së Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
‘’Më 9 shkurt, më pak se pesë muaj nga sot, me zgjedhim shpresën para frikës; zgjedhim zhvillimin para rënies, zgjedhim bashkimin para ndarjes. Më 9 shkurt ne zgjedhim Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës’’, përfundoi ai.