RrGK shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. RrGK thotë se sipas raportimeve, ajo ka pësuar një presion

tetor 24, 2024 - 17:00
 0  6
RrGK shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste
rrgk-shpreh-shqetesimin-e-thelle-per-gjendjen-e-punetoreve-teknike-greviste

rrgk-shpreh-shqetesimin-e-thelle-per-gjendjen-e-punetoreve-teknike-greviste

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

RrGK thotë se sipas raportimeve, ajo ka pësuar një presion të madh psikologjik dhe po vazhdon edhe sot tretmanin.

“Pavarësisht reagimeve tona të shumta, përfshirë edhe një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit për të trajtuar këtë çështje që për ne është shumë e rëndësishme madje edhe urgjente, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim, për më tepër, as nuk ka pasur ndonjë reagim institucional”.

“Rrjeti i Grave të Kosovës vazhdon me këmbëngulje të bëjë thirrje për një zgjidhje të MENJËHERSHME, në mënyrë që të mos ketë më situata të tilla ku punëtoret që janë në grevë që 38 ditë, të vuajnë pasoja të rënda”.

“Ne jemi të vetëdijshme se këto punëtore janë të kontraktuara nga një kompani private, por duhet theksuar faktin se ato e ushtrojnë profesionin e tyre brenda Kuvendit të Kosovës, që është institucion shtetëror. Vetë ky institucion ka kontraktuar një kompani private, e cila duket qartë se nuk i trajton punëtoret me dinjitet dhe sipas standardeve të kërkuara. Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet më”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv