Abdixhiku ndan fotografi nga tubimi në Pejë, ku sot u përurua shtatorja e Ibrahim Rugovës

“Prijësi kthehet në Pejë”, ka thënë kryetari  I LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përurimit të shtatores së presidentit histotorik Ibrahim Rugova në Pejë. Abdixhiku tha se kjo shtatore u zbuluar në 16 vjetorin e pavarësisë teksa  tha se Republika e Kosovës dhe emri Ibrahim Rugova janë një. “Para qindra e mijëra qytetarëve të Dukagjinit – në […]

shkurt 17, 2024 - 20:00
 0  3
Abdixhiku ndan fotografi nga tubimi në Pejë, ku sot u përurua shtatorja e Ibrahim Rugovës
abdixhiku-ndan-fotografi-nga-tubimi-ne-peje,-ku-sot-u-perurua-shtatorja-e-ibrahim-rugoves

abdixhiku-ndan-fotografi-nga-tubimi-ne-peje,-ku-sot-u-perurua-shtatorja-e-ibrahim-rugoves

“Prijësi kthehet në Pejë”, ka thënë kryetari  I LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përurimit të shtatores së presidentit histotorik Ibrahim Rugova në Pejë.

Abdixhiku tha se kjo shtatore u zbuluar në 16 vjetorin e pavarësisë teksa  tha se Republika e Kosovës dhe emri Ibrahim Rugova janë një.

“Para qindra e mijëra qytetarëve të Dukagjinit – në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës – zbuluam shtatoren e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.  Me këtë nderuam jo vetëm epokën e ndritshme të përpjekjes sonë për liri, pavarësi e demokraci, por nderuam ver Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një!”, shkroi ai në një postim në “Facebook”.

“Faleminderit Gazmend Muhaxheri për kurorëzimin e kësaj nisme. Faleminderit mjeshtër Gëzim Muriqi për punën e palodhshme; të lumshin duart!Pejë – dhe jo vetëm – ta gëzoni si kujtim të përjetshëm! Identifikimi me Ibrahim Rugovën, arkitektin e shtetësisë është vlerë. Pjesëmarrja e juaj masive, në këtë ditë e datë të shenjtë ishte vlerë! ️ Liri, pavarësi, demokraci – gjithëherë!”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.