Çollaku kritikon letrën e Gërvallës: Qeveria Kurti sot ka fyer Macronin e Scholzin
Opinionisti Bekim Çollaku, është shprehur sonte se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, për zotimin për themelim të Asociacionit, është fyerje për për krerët e Gjermanisë dhe Francës. Ai në Rubikon deklaroi se përmbajtja e kësaj letre është shqetësuese, transmeton klankosova.tv. ”Me këtë çoroditje që po ndodhë brenda shtetit e brenda institucioneve tona. Me […]
Opinionisti Bekim Çollaku, është shprehur sonte se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, për zotimin për themelim të Asociacionit, është fyerje për për krerët e Gjermanisë dhe Francës.
Ai në Rubikon deklaroi se përmbajtja e kësaj letre është shqetësuese, transmeton klankosova.tv.
”Me këtë çoroditje që po ndodhë brenda shtetit e brenda institucioneve tona. Me këtë anarki e pasiguri totale, sigurisht që mund të bëhen edhe gabime të kësaj natyre”.
”Përmbajtja e letrës është shumë shqetësuese, jo vetëm adresa. Pjesa e fundit, ku në emër të qeverisë thotë se ‘ne tani na ka ra në mend’ me përpiluar një draft-statut të Asociacionit dhe po japim zotimin se deri në fund të këtij muaji do ta miratojmë në qeveri dhe do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”.
”A din çfarë fyerje është kjo për presidentin e Francës dhe kancelarin gjerman. Sepse kryeministri ynë nën prezencën e tyre dhe ndërmjetësuesit Lajçak e ka pranuar propozimin evropian për të cilin ka thënë është më i miri i mundshëm madje se ai i 2013-ës dhe kjo ia fyen ndërgjegjen minimale jo vetëm atyre, por çdo qytetari të Republikës së Kosovës”.