Sherifi i Nisma-s: Iku dita kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje, erdhi dita të ofrohet për KiE
Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për draft të Asociacionit, në këmbim të Këshillit të Evropës. Sherifi thotë se ka ikur dita kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje reciproke, e anëtarësim të gjerë nëpër të gjitha organizatat ndërkombëtare e […]
Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për draft të Asociacionit, në këmbim të Këshillit të Evropës.
Sherifi thotë se ka ikur dita kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje reciproke, e anëtarësim të gjerë nëpër të gjitha organizatat ndërkombëtare e “Erdhi Dita”, që Asociacioni të ofrohet veç për KiE.
“IKU DITA kur asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur. Me shumë gjasë edhe antarësim në OKB!Tash ERDHI DITA kur themelimi i asociacionit po ofrohet vetëm për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurtë!”, ka shkruar ai në Facebook.