Abdixhiku për planin arsimor: Rritje e pagave për mësimdhënësit, mësim gjithëditor dhe digjitalizim të shkollave
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar planin e kësaj partie për arsimin. Ndër tjerash, ai ka përmendur mësimin gjithëditor, “së paku në pesë komuna të Kosovës”, rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore. “Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar planin e kësaj partie për arsimin.
Ndër tjerash, ai ka përmendur mësimin gjithëditor, “së paku në pesë komuna të Kosovës”, rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore.
“Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata. Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, shkroi Abdixhiku në Facebook, duke publikuar një video.
Ai përmendi rritjen e koeficientit të pagave “qysh në javën e parë”.
“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasat e shkollave fillore në jo më shumë se 20 sosh”, tha ai ndër tjerash.