Murati: Propaganda e opozitës dhe Prokurorisë, luft*ë speciale kundër Qeverisë Kurti
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës dhe analistëve për procedurat e prokurimit publik, duke theksuar se, sipas të dhënave të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik (KRPP), numri i kontratave me procedurë të negociuar është përgjysmuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti krahasuar me qeveritë e kaluara, raporton GazetaBlic. Murati theksoi se
Murati theksoi se është e natyrshme që të ketë disa raste që kërkojnë këto procedura, por nuk ka pasur rritje të kontratave të tilla.
Ai kritikoi opozitën për përhapjen e një “lufte speciale” për të dëmtuar imazhin e qeverisë, duke theksuar se Qeveria Kurti është “më e ndershmja” që ka pasur vendi.