Abdixhiku për rikthimin e Osmanit në LDK: Ky është qëllimi im, bashkimi nuk kërkon kushte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që pati më kryeministri Albin Kurti për çështjen e presidentit, është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti. Sipas tij, përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën, “Përafrimi do të ishte një lajm i mirë

Prill 20, 2026 - 14:30
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit në LDK: Ky është qëllimi im, bashkimi nuk kërkon kushte
abdixhiku-per-rikthimin-e-osmanit-ne-ldk:-ky-eshte-qellimi-im,-bashkimi-nuk-kerkon-kushte

abdixhiku-per-rikthimin-e-osmanit-ne-ldk:-ky-eshte-qellimi-im,-bashkimi-nuk-kerkon-kushte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që pati më kryeministri Albin Kurti për çështjen e presidentit, është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.

Sipas tij, përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën,

“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërsa sa i përket kushteve për rikthimin e Osmanit në LDK, i pari i kësaj partie tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.