Abdixhiku prezanton katër projekte kulturore: Do të kushtojnë rreth 60 milionë euro
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projektet kryesore kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës. Abdixhiku iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se “me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projektet kryesore kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës.
Abdixhiku iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se “me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja”.
“Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë”, shkroi Abdixhiku.
Më tej, kreu i LDK-së tha se kompleksin më të madh kulturor të Kosovës do ta bëjnë pas 9 shkurtit, teksa shtoi se kostoja e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro “pak a shumë sa u përndanë në një ditë”.