Abdixhiku refuzon dorëheqjen morale të Xhafer Gashit pas humbjes në Obiliq: Ne nuk matemi vetëm me një garë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale të Xhafer Gashit nga dega në Obiliq. Gashi ishte dorëhequr pasi humbi garën lokale në Obiliq, më 9 nëntor. Por, Abdixhiku thtoë se Xhafer Gashi është një prej njerëzve që nuk dorëzohet para vështirësive. Postimi i plotë i Abdixhikut:


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale të Xhafer Gashit nga dega në Obiliq.
Gashi ishte dorëhequr pasi humbi garën lokale në Obiliq, më 9 nëntor.
Por, Abdixhiku thtoë se Xhafer Gashi është një prej njerëzve që nuk dorëzohet para vështirësive.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Kam refuzuar sot dorëheqjen morale të Xhafer Gashit pas rezultatit zgjedhor në Obiliq.
Humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik, ku qëllimi i përbashkët është gjithmonë më i madh se çdo betejë e vetme.
Katër vite më parë LDK në Obiliq ishte një parti me vetëm 10%. Gjatë rrugës u bashkuam me Xhafer Gashin, por nuk arritem bashkë ta bashkojmë shumicën e Obiliqit me ne. Gjithsesi, sot LDK në Obiliq është parti e parë me plot 46% dhe kjo arritje është meritë vetëm e Xhafës dhe ekipit që ai ka.
Xhaferi është një prej njerëzve që nuk dorëzohet para vështirësive. Ai është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit të heshtur ndaj qytetarëve të tij. Në këto vite, ai i ka dhënë Obiliqit drejtim, dinjitet dhe stabilitet; në një komunë që ka parë shumë sfida. Sot, më shumë se kurrë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për njerëz të tillë, me karakter, me vizion dhe me besim në vlera.
Prandaj, e kam rikonfirmuar Xhafer Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degë të Obiliqit, ashtue dhe në Kryesi e Këshill të Përgjithshëm. Sepse LDK nuk i braktis njerëzit e saj në një moment të vështirë; përkundrazi, LDK di të trajtojë edhe fitoren edhe humbjen me plot dinjitet.
Ky është një mesazh për çdo aktivist, çdo kandidat e çdo qytetar që beson në punë e në dinjitet: ne nuk matemi vetëm me një garë, por me qëndrueshmëri. Me besim në njëri-tjetrin. Me përkushtim ndaj Kosovës që duam ta ndërtojmë.
LDK qëndron. Dhe bashkë me të, qëndron edhe Xhafer Gashi, në të gjitha sfidat përpara; si simbol i qëndrueshmërisë, i besnikërisë dhe i misionit tonë të përbashkët.
